75 Mall Live Search
19:17 / E Shtunë, 04 Janar 2025 / FR

“Siguria e punëtorve, zvarritjet e lëndëve nga Gjykata, dhunimi i vajzave”, Avokati i Popullit flet për sfidat e vitit 2024

Në një intervistë për Indeksonline, avokati i popullit, Naim Çelaj, ka treguar në lidhje me raportimet gjatë këtij viti që lamë pasë që nga siguria e puntorëve në punë e deri te raportimet e dhunës seksuale të vajzave në vend.

“Fillimi i vitit për në ka qenë me fokus ose me interes në një hulumtim që e kemi kry në raport me shëndetin dhe sigurinë në punë tu e marë parasyshë numrin e lartë të aksidenteve edhe me fatalitet e edhe të punëtorëve që vdesin si pasojë e aksidenteve në punë. Ne kemi ardhë në përfundim që situata është shqetësuese dhe se në këtë drejtim përgjegjësia dhe pushteti nuk e përmbushë masën e duhur kjo referuar shëndetit dhe sigurisë në punë”, tha Çelaj

Çelaj, gjithashtu ka bërë të ditur se për Institutionen që është raportuar me më së shumti ankësa, është pjesa e zvarritjese lëndëve nga ana e gjykës.

“Zvarritjet e proceseve zgjedhore, vetë gjykatat janë në raport që në pranojmë më së shumti ankësa nga qytetarët është një problem tash e sa vite ndoshta edhe qysh prej fillimit të Reublikës së Kosovës. Përkundër angazhimit dhe përpjekeve kanë ndodhur ndër vite kemi arrit me e pru në një standard të pranueshëm dhe sot mund të konstatoj se në përgjithës respektimi i i të drejtës par gjykim të drejtë në kohë të arsyeshëm në Kosovë nuk arrihet për shkak të kohëzgjatjes së proceseve gjygjësore”, ka thënë Çelaj për Indeksonline.

Një numër i lartë i raportimeve që ka pasur Çelaj gjatë këtij viti janë ngacimet dhe dhunimet seksuale përkatësisht te vajzat e reja dhe të mitura. Ai bëri të ditur se ështa lajm i mirë që u realizua projekti për hallkat elektronike.

“Jemi duke e kry një hetim në lidhje me ngacimimet dhe dhunën seksuale përkatësisht vajzave të reja apo të mitura, një dukuri mjaftë e shpeshtë dhe shumë shqetësuese për shoqërinë tonë. Po bëhen përpjekje që me mujtë më realizu dhe me e përbushë atë që kemi vizion dhe mandat . Është lajm i mirë që qeveria më në fund projektin per hallka elektronike të monitorimit të përsonave ndaj të cilëve është caktu masa e kufizimit nga ana e gjykatës, por që është dashur 10 vite për të ardhë në fuqi ky ligjë, ku ky lim është miratu qysh në vitin 2015”, tha Çelaj.

Për më shumë ndiqni intervistën e plotë më poshtë./Indeksonline/