75 Mall Live Search
16:32 / E Martë, 25 Shkurt 2025 / MSH

Siguria në rajon diskutohet mes Kurtit dhe ambasadorit Nissinen

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi sot Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.

Marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Finlandë, bashkëpunimi ndërmjet ambasadës finlandeze dhe qeverisë, zgjedhjet e 9 shkurtit dhe hapat drejt formimit të institucioneve pas certifikimit të rezultateve, ishin temat qendrore të bashkëbisedimit.

Gjithashtu u diskutua rreth çështjeve të sigurisë së rajonit dhe kontinentin tri vjet pas fillimit të agresionit ushtarak rus dhe luftës në Ukrainë. 

Kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për rolin, kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës ndaj Kosovës.