75 Mall Live Search
14:30 / E Mërkurë, 03 Nëntor 2021 / OSH

Siguria në shkolla prioritetet i përbashkët

Të gjitha stacionet policore të Rajonit të Prishtinës, në koordinim me Drejtoritë Komunale të Arsimit, po realizojnë takime me përfaqësues të shkollave, prindër si dhe ligjërata për nxënësit, rreth delikuencës së të miturve, dhunës në familje, bullizmit, ngacmimeve seksuale etj.

Takimet me Drejtorët e shkollave, këshille të prindërve dhe ligjëratat me nxënës, janë pjese e projekteve informuese, parandaluese dhe edukuese që kanë rëndësi të veçantë për ruajtjen dhe mbrojtjen e komunitetit nga dukuritë asociale si dhe për afrimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.