Siguria në trafik/ Policia shton patrullat nëpër rrugë

Policia e Kosovës vazhdon kontrollin dhe mbikëqyrjen në trafikun rrugor në terë territorin e vendit përmes njësive me motoçikleta, vetura me radarë mobilë dhe me vetura me pajisje inteligjente.
Në kohën kur temperaturat janë të larta, ndërsa nëpër rrugë vërehet shtim i veturave me targa të huaja, policia apelon për kujdes të shtuar dhe respektim të shenjave.
“Kërkojmë nga pjesëmarrësit për respektim të rregullave të trafikut për një siguri më të lartë”, thuhet në apelin e policisë rrugore./IndeksOnline/