17:22 / E Shtunë, 15 Qershor 2024 / Gj. Sh

Siguria për krerët e shteteve pjesëmarrëse në Samitin për Paqe, Zvicra vendos 4 mijë ushtarë në detyrë

Siguria për 50 krerët e shteteve pjesëmarrëse në Samitin për Paqe nuk është një çështje e lehtë dhe për këtë arsye Zvicra ka vendosur 4 mijë ushtarë në detyrë.

Lajmin e ka bërë të ditur presidentja e konfederatës zvicerane, Viola Amherd gjatë një konference për shtyp.

Për të mbrojtur më shumë se 50 krerët e shteteve duke përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron, kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak dhe Zëvendës Presidentin e SHBA Kamala Harris, janë vendosur deri në 4,000 ushtarë, tha Viola Amherd, presidentja e konfederatës zvicerane gjatë një konference për shtyp.

Hoteli Bürgenstock ka një histori të gjatë takimesh politike të nivelit të lartë dhe vendndodhja e tij e izoluar në majë të malit ofron shtesë sigurie, shkruan  Euronews.

Vendpushimi i mrekullueshëm kishte pritur bisedimet e mëparshme të paqes në Sudan në 2002 dhe Qipro në 2004.