Sigurimi godasin brutalisht tifozin, tensionohen shikuesit në “Fadil Vokrri”
Ndeshja ndërmjet Feronikelit dhe Milanit përfundoi 2:0 në favor të ekipit italian me dy gola të shkëlqyer nga Suso dhe Borini.
Gjithçka shkoi në rregull deri pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit ku një tifoz hyri në fushë ndërsa u prit keq nga sigurimi të cilët filluan ta godisnin duke e shtrirë përtoke, raporton Indeksonline.


Ky gjest nxiti tifozët tjerë të cilët shpërthyen ndaj sigurimit duke i gjuajtur ata edhe me gjësende./Indeksonline/