75 Mall Live Search
15:34 / E Mërkurë, 13 Shtator 2023 / MSH

Sigurimi i teksteve shkollore, Kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi i Republikës së Kosovës nesër do të mblidhet me fillim nga ora 14:00 në seancë të jashtëzakonshme.

Pika e vetme e rendit të ditës në këtë seancë është “Debat parlamentar lidhur me dështimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/2024”.

Paraprakisht, në ora 10:00, Kuvendi do të mblidhet në Seancë plenare, ku në rend të ditës janë tetë pika.

Rendi i ditës për Seancën plenare është si në vijim:

  1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
  2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  3. Pyetjet parlamentare,
  4. Votimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës,
  5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-251 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B”,

6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-185 për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore,

7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-205 për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta,

8. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb.