75 Mall Live Search
17:52 / E Hënë, 07 Dhjetor 2020 / Blerim

Sigurimi i vaksinës anti-COVID, Hoti: Respektoni masat, ky është kontributi më i madh

 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi të bërë në Facebook, duke komentuar aplikimin zyrtar për sigurim të vaksinës anti-COVID, ka thënë se Kosova është e listuar në mesin e shteteve që 20% të vaksinës kundër COVID-19 do ta marrin falas përmes aleancës globale GAVI-COVAX, derisa pjesën tjetër do ta blejë vet.

Por, që kreu i Qeverisë, ka apeluar për respektim të masave të rekomanduara nga IKSHPK-së.

Ky është postimi i plotë i tij:

Sot, Ministri Zemaj ka nënshkruar aplikimin zyrtar për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19 në aleancën globale GAVI-COVAX, gjersa aplikimi për asistencë teknike lidhur me këto vaksina është bërë ditë më parë përmes Ekipit të ekspertëve.

Kosova është e listuar në mesin e shteteve që 20% të vaksinës kundër COVID-19 do ta marrin falas përmes aleancës globale GAVI-COVAX, derisa pjesën tjetër do ta blejë vet.

Të dashur qytetarë,

Të respektojmë me përpikëri rekomandimet e IKSHPK-së dhe masat kundër COVID-19. Ky është kontributi më i madh që mund të japim për veten, familjen dhe mbarë shoqërinë.

Prandaj, mbajeni maskën, respektojeni distancën dhe kujdesuni për higjienën personale.