75 Mall Live Search
21:54 / E Premte, 19 Qershor 2020 / indeksADMonline

Sigurimi i veturave i kushtoi 14 mijë euro Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës, përgjatë këtij muaji ka arritur të finalizojë një tjetër tender me kontratë.

Këtë herë, është finalizuar tenderi për sigurimin e automjeteve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Fillimisht, me njoftimin për tender vlera e parashikuar e kontratës ka qenë gjithësej 60 mijë euro, shkruan Indeksonline.

Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik “Eurosig”Sh.A, dhe ka kushtuar 14 mijë e 038,61 euro.

Tutje, në kontraten e publikuar nga prokurimi bëhet me dije se kohëzgjatja e kësaj marrëveshje është bërë për 36 muaj.

Në të njëjtin njoftim bëhet me dije se operator fitues është, kompania me çmimin më të ultë, derisa tenderi me çmimin më të përgjegjshëm ka qenë 22 mijë e 279, 27 euro./Indeksonline/