08:21 / E Enjte, 27 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Sigurohet mbrojtje falas për të mbijetuarit e dhunës seksuale

Jahjaga Foundation dhe Oda e Avokatëve të Kosovës sot do te nënshkruajnë marrëveshje të bashkëpunimit.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është të sigurojë mbrojtje falas për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Mbrojtja falas për të mbijetuarit është pjesë e rëndësishme e qasjes në drejtësi për këtë kategori shoqërore në Kosovë, proces i cili duhet të ndiqet edhe nga shumë hapa të tjerë nga të gjitha institucionet dhe shoqëria kosovare në përgjithësi, në mënyrë që të arrihet ky qëllim i përbashkët.