Siguroi play-offin e Conference League-s, kaq para ka fituar Drita deri tani në garat e UEFA-s

Skuadra e Dritës mbrëmë u mposht nga FCSB-ja midis stadiumit “Fadil Vokrri” me shifrat 1:3 duke u eliminuar nga UEFA Europa League.
Por, Drita tani do luajë në play-offin e Conference Leagues – ku synon që për herë të parë t’i sigurojë fazën e grupeve, shkruan Indeksonline
Deri tani, skuadra nga Gjilani ka gjeneruar një shumë të madhe parash nga UEFA-ja.

Rrreth 1.7 milionë euro tashmë janë në arkat e klubit edhe nëse eliminohet në play-off.
Në rast se vazhdon më tej dhe prek fazën e grupeve – Drita merr shifrën prej 3.2 milionë eurosh, plus bonuset e ndeshjeve.
Drita në fazën e play-offit do të luajë ndaj FC Differdange 03. Ndeshja e parë zhvillohet më 21 gusht./Indeksonline/