75 Mall Live Search
08:52 / E Mërkurë, 13 Janar 2021 / OSH

Sikur dje, dhjetra persona presin në radhë për të paraqitur testet për patent shoferë, në Prizren

Në Qendrën e Njësisë së Patent Shoferëve në Prishtinë sot është ndaluar paraqitja e testit teorik dhe praktik për shkak të tollovisë së madhe së krijuar para këtij objekti një ditë më parë.

Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur në komunën e Prizrenit, ku dhjetra qytetarë janë grumbulluar duke pritur në radhë për të paraqitur testet për t’u paisur patent shoferë.

Në një fotografi që ka dërguar një lexues i IndeksOnline shihen radha të gjata të qytetarëve para objektit duke mos respektuar masat anticovid të vendosura nga Qeveria e Kosovës.

Kujtojmë se, muaj më parë me vendim të Ministrisë së Infrastrukturës ishte pezulluar paraqitja e provimeve për shkak të pandemisë./Indeksonline/