Sikur nëpër filmat e Van Dammit, pamje të tjera të rrahjes në Suharekë

Një rrahje e turpshme ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Suharekë. Një aksident me vetura i ka paraprirë këtij konflikti fizik midis disa personave.
Indeksonline ka siguruar pamje të tjera nga kjo rrahje që ngjason më shumë me filmat e dikurshëm të Van Dammes.
Boksa, shkelma, shufra janë përdorur në këtë rrahje ku kanë qenë të përfshirë disa persona.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një revole e llojit “SIX SAVER” e kalibrit 9 mm dhe për momentin nuk dihet se kush e ka përdorur armën dhe cili është pronari i saj.
Njësitet policore me urdhër të prokurorit kanë bastisur në dy lokacione shtëpitë e të dyshuarve dhe gjatë kontrollit në njërin lokacion kanë gjetur një shufër metali, e cila dyshohet se është përdorur gjatë përleshjes në vendin e ngjarjes, e cila është sekuestruar, ndërsa në lokacionin tjetër nuk është gjetur asgjë.
Lidhur me rastin janë arrestuar shtatë (7) të dyshuar meshkuj kosovarë.
Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./Indeksonline/