22:22 / E Premte, 15 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Sikur një stërvitje, Juve 3 gola, 3 pikë dhe në Serie A po ikë

Juventusi e ka mposhtur me lehtësi Frosinonen në ndeshjen e radhës në Serie A. 3-0 ishte rezultati i fitores së radhës për skuadrën e Allegrit.

Dybala e Bonucci realizuan në pjesën e parë, për qetësinë e skuadrës.

Ronaldo s’u durua pa shënuar, para se të zëvëndësohej nga Allegri.

Me këtë fitore, Juve ka 66 pikë dhe është shkëputuar plot 14 pikë nga vendi i dytë për të vazhduar sigurt drejt titullit./Indeksonline/