75 Mall Live Search
13:07 / E Mërkurë, 26 Maj 2021 / kutia

Sikurse Kosova, edhe Maqedonia Veriore zgjedh një grua në krye të Gjykatës Kushtetuese!

Gjykatësja Dobrilla Kacarska është zgjedhur si kryetare e Gjykatës Kushtetuese në Maqedonië Veriore.

Mediat në Shkupin zyrtar raportojnë se Kacarska ka marrë gjithsej 6 vota “për” nga gjithsej nëntë gjykatës, me çka është arritur shumica e nevojshme e votave që ajo të zgjidhet si kryetare e Kushtetueses.

Ajo vjen në vend të kryetarit të deritanishëm Sali Murat.

Përndryshe Dobrilla Kacarska ka qenë gjykatëse e lëndës në ngjarjet e Kumanovës.