23:44 / E Shtunë, 10 Qershor 2023 / C E

Silva: Dita më e mirë e karrierës sime

Manchester City fitoi titullin e parë të Ligës së Kampionëve pasi në finale mposhti Interin me rezultat 1-0 me golin e Rodrit.

Paraqitje të mirë ka bërë Bernardo Silva i cili edhe asistoi te goli i vetëm.

Ndeshjen në Stamboll e cilësoi si më të mirën të karrierës së tij.

Është dita më e mirë e karrierës sime. Gjithmonë kam ëndërruar të fitoj Ligën e Kampionëve. Do të doja që gjyshi im të ishte këtu, ai i shikonte të gjitha ndeshjet e mia“, ka thënë Silva pas ndeshjes. /IndeksOnline/