Silva e tradhëtoj Igli Taren, arriti marrëveshje fshehurazi me Sociedadin

David Silva në mënyrë të papritur u zyrtarizua sonte tek ekipi i Real Sociedad edhe pse po flitej që veç ka arritur marrëveshje me Lazion.
Gazetari i njohur, Fabrizio Romano e ka zbardhur rastin se çka ka ndodhë mes Silvas e Lazios, transmeton Indeksonline.
“Real Sociedad e ‘grabiti’ David Silvan. Lazio kishte arritur marrëveshje për tre vite kontratë dhe kishte rezervuar testet mjekësore në Romë. Sociedad e kontaktoj fshehurazi atë. Lazio janë të nervozuar”, u shprehë Romano.
Silva u transferua në Sociedad si transferim i lirë, pasi i kishte skaduar kontrata me Cityn./Indeksonline/