Silva nga ngushëllimi me Parisin te gëzimi i pafund me Chelsean

Thomas Tuchel dhe Thiago Silva morën hakun e tyre mbrëmë.
Tuchel ishte trajner i Paris Saint-Germain, Thiago Silva udhëhoqi mbrojtjen parisiene. Disa muaj më vonë, në fund të asaj aventure në finalen me Bayernin, ata e gjetën veten diku tjetër, në Londër më pak të pasur me kampionë se kryeqyteti francez, por jo më pak ambicioz, shkruan IndeksOnline

Që të dy mbrëmë ia dolën në finale të Ligës së Kampionëve, pasi fituan trofeun në përballje me Manchester Cityn.