Silva u kritikua për penalltinë ndaj Realit, tregon arsyen pse vendosi të gjuante në mes
Bernardo Silva ishte fytyra tragjike e Manchester Cityt, në ndeshjen çerkefinale të Ligës së Kampionëve, kundër Real Madridit.
Futbollisti portugez gaboi njërin nga penalltitë, ku si pasojë kampioni në fuqi u mposht dhe u eliminua nga ky kompeticion, shkruan IndeksOnline.
Silva vendosi që penalltinë ta gjuaj në mes, por portieri Lunin e kuptoi dhe priti gjuajtjen e tij, ku më pas ky ekzekutim i portugezit u kritikua shumë nga tifozët.
Ai tre ditë më vonë, shënoi golin e vetëm në fitoren ndja Chelseas në FA Cup, ku e dërgoi Manchester Cityn në finale.
Silva pas ndeshjes ka treguar pse vendosi të gjuaj penalltinë në mes, kundër Real Madridit.
“Kisha dy mundësi; gjuajtja anash ose në mes. Unë prisja… ai lëvizi herët, prandaj mendova se mesi ishte i mirë. Në momente presioni, portierët lëvizin 99%”, tha Silva./IndeksOnline/