75 Mall Live Search
08:29 / E Hënë, 06 Prill 2026 / G T

Silva vendos përfundimisht, do të largohet nga City në fund të sezonit

Mesfushori portugez, Bernardo Silva do të largohet nga Manchester City në muajin qershor si lojtar i lirë, duke i dhënë fund aventurës së tij me klubin anglez.

Lajmi, i raportuar fillimisht javën e kaluar, është tashmë zyrtar pasi vetë lojtari ka informuar klubin për vendimin e tij, shkruan Indeksonline

Konfirmimi ka ardhur edhe nga trajneri ndihmës, Pep Lijnders.

Silva pritet të zgjedhë destinacionin e tij të ri përpara fillimit të Kupës së Botës, ndërsa mbetet një nga emrat më të kërkuar në tregun e transferimeve falë përvojës dhe cilësisë së tij të lartë./Indeksonline/