Silvinjo me asistentët ishte në Angli, e shikoi nga afër një futbollist të Kombëtares

Trajneri i Kombëtarës së Shqipërisë, Silvinho po qëndron në Angli, ku ka vazhduar turin e vëzhgimeve të lojtarëve kuqezi..
Ai së bashku me asistentët e tij, Doriva dhe Zabaleta, ishin për ta ndjekur nga afër një futbollistë të kombëtares, shkruan IndeksOnline.
SIlvinho ishte prezent në ndeshjen mes Bristol City dhe Blackburn Rovers, ku e ndjeki futbollistin Anis Mehmeti.
Sulmuesi 24-vjeçar po kalon një sezon fantastik në Championship, ku ka shënuar 9 gola .
Memhemti gjatë vitit 2024 veshi për herë të parë fanellen e Kombëtares A, ku bëri tre paraqitje me kuqezinjët, duke luajtur ndaj Polonisë, Moldavisë dhe Ishujve Faroe, në Ligën e Kombeve./IndeksOnline/