75 Mall Live Search
17:30 / E Enjte, 14 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Simeone dhe Atletico Madrid vazhdojnë ‘dashurinë e tyre’ deri me 2022

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone ka vazhduar kontratën me ekipin spanjoll deri në vitin 2022.

Këtë lajm e ka konfirmuar vet Atletico Madrid, transmeton Indeksonline.

Simeone është duke e udhëhequr klubin nga Madridi që nga viti 2011. Gjatë kësaj kohe ai ka arritur që të zgjidhet tre herë trajneri i vitit në ‘La Liga’.

Po ashtu ka arritur që të fitoj dy herë ‘Europa Ligën’ dhe dy herë ka qenë në finale të ‘Ligës së Kampionëve.

Simeone ka fituar një ‘Kupë të Mbretit’ dhe një herë ‘La Ligan’.

Për momentin Atletico gjendet në pozitën e tretë me shtatë pikë më pak se Barcelona.

Trajneri argjentinas deri më tani e ka udhëhequr 412 herë ekipin nga kryeqyteti spanjoll./Indeksonline/