14:25 / E Shtunë, 23 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Simeone flet edhe një herë për gjestin e tij, lojtarët e Juventusit i quan njerëz si të gjithë të tjerët

Diego Simeone ka folur edhe një herë për gjestin e tij në ndeshjen ndaj Juventusit, që u përfol shumë në media.

Në konferencën e sotme para ndeshjes me Villarealin, Simeone ka deklaruar se gjesti i tij nuk pati asnjë karakter nënçmues për askënd.

“Ata e dinë se nuk kërkoj justifikime, kërkoj falje edhe një herë për njerëzit që ndihen të ofenduar nga gjesti im. Ishte shprehje, shprehje e keqe e asaj që ndjeja për lojtarët e mi. Por, dua me kaq ta mbyll këtë çështje” ka thënë Simeone.

Sa i përket ndeshjes së kthimit ndaj Juventus, Simeone ka deklaruar se nuk frikësohet aspak pasi që sipas tij, lojtarët e Juves janë njerëz sikur të gjithë të tjerët./Indeksonline/