12:44 / E Shtunë, 26 Shtator 2020 / indeksADMonline

Simeone flet për transferimin e Suarez: Ne e gjetëm zëvendësuesin më të mirë të Moratas


Skuadra e Atletico Madridit tashmë e ka zyrtarizuar edhe transferin më të ri, që bëhet fjalë për Suarez.

Suarez u bashkua me Atleticon për çmimin 6 milionë euro në sezon me një kontratë që e mbanë atë në Spanjë për 2 vite, shkruan IndeksOnline

Ndërkaq, një ditë para ndeshjes me Granadën, tekniku i Atleticos, Simeona foli rreth transferimit të Suarez, ku tha se ai është zëvendësusesi më i mirë i Moratas.

Gjithashtu, trajneri shtoi se ai mund të jetë edhe startues në takimin kundër Grandës nesër.

“Ne të gjithë e njohim Luis Suarezin. Mënyra e tij se si luan është gjetja fantastike pas Mortas”, tha fillimisht Simeone.

“Ai ka gjasa që nesër të paraqitet edhe nga fillimi, por do të flas me të, të shohim se si do të jetë gjendja e tij”, tha ai.