Simeone i jep shpresa Argjentinës, ngushton rezultatin ndaj Marokos (VIDEO)

Kombëtarja e Argjentinës e ka ngushtuar rezultatin ndaj Marokos, në ndeshjen e parë të Lojërave Olimpike “Paris 2024”.
Giuliano Simeone shënoi për rezultatin 1-2, në minutën e 68-të.
Futbollisti i Atletiko Madridit u gjet në vendin e duhur pas goditjes nga Soler, duke e dërguar topin në rrjetë dhe i jep shpresa Argjentinës për barazim./IndeksOnline/