18:15 / E Premte, 18 Janar 2019 / indeksADMonline

Simeone me “alamet” mungesa, i shkon Hueskas me vetëm 13 lojtarë!

Cholo Simeone po përballet me mungesa të mëdha në skuadrën e tij. Trajneri argjentinas ka shumë lojtarë të lënduar në të cilët nuk do të mund të llogarisë për sfidën e nesërme ndaj Hueskas.

Vetëm 13 lojtarë nga skuadra e parë janë të gatshëm për lojë. Diego Costa, Vitolo, Savic, Filipe Luis, Saul, Gelson dhe Kaliniç janë të lënduar dhe nuk mund të udhëtojnë fare nesër.

Oblak, Adami, Juanfran, Arias, Godin, Gimenez, Lucas, Thomas, Koke, Lemar, Rodrigo Correa e Griezmann janë lojtarët që ka në dispozicion Simeone.

Për të përmbushur numrin e kërkuar nga Federata, Simeone duhet të marrë edhe katër lojtarë nga akademia të cilët duhet të bëjnë vetëm numrin. /Indeksonline/