75 Mall Live Search
08:10 / E Mërkurë, 22 Tetor 2025 / G T

Simeone me fjalë të mëdha për Arsenalin: Hiç s’ka më të fortë, janë të jashtëzakonshëm!

Skuadra e Arsenalit e mposhti thellë 4:0 Ateltico Madridin mbrëmë në ndeshjen e javës së tretë në UEFA Champions League.

Trajneri Diego Simeone pas ndeshjes tha fjalë të mëdha për kundërshtarin e saj, që e “shkatërroi” në pjesën e dytë në “Emirate”, shkruan Indeksonline

Ai tha se “topçinjtë” këtë sezon janë shumë të fortë.

“Arsenali është një ekip i jashtëzakonshëm, i disiplinuar, inteligjent dhe i pamëshirshëm. Ata të dëmtojnë në aksione, goditje standarde dhe kanë posedim të vazhdueshëm të topit.

“Jam përballur me shumë skuadra të nivelit të lartë, por kjo bie në sy. Mënyra se si ata e kontrollojnë tempon, përshtaten me lojën…”, u shpreh Simeone

Arsenali në tri ndeshjet e para ka shënuar tri fitore dhe gjendet në pozitën e tretë me nëntë pikë./Indeksonline/