13:38 / E Martë, 16 Prill 2024 / L K

Simeone: Ndeshja e dytë ndaj Dortmund-it pres të jetë e vështirë

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone tha në konferencën e dhënë për mediet në prag të ndeshjes së dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Borussia Dortmundit, se i pret një sfidë e vështirë.

Ai theksoi se duke qenë se skuadra gjermane është në disavantazh, ata do fillojnë këtë ndeshje kthyese me shumë ritëm.

“Pas fitores 2-1 të ndeshjes së parë, përballemi me një skuadër shumë të fortë, e cila do ta nisë takimin me ritëm shumë të lartë, por skuadra jonë besoj do të përgjigjet shumë mirë, pasi ka besim”-tha Simeone.

Kujtojmë që Atletico Madridi mposhti Borussia Dortmundin me rezultatin 2-1 në “Civitas Metropolitano”, dhe synojnë që ta mbrojnë epërsinë edhe në ndeshjen e sotme që do zhvillohet në ora 21:00 në stadiumin ikonik “Signal Iduna Park”./IndeksOnline/