Simeone nuk dëshiron të flas për shortin ndaj Realit: Po e them vetëm këtë, jemi gati!

Skuadra e Atletico Madridit do të luajë ndaj Real Madridit në fazën e 1/8 së finales në UEFA Champions League.
Trajneri Diego Simeone u paraqit në konferencë për media për ndeshjen e javës së 25-të në La Liga, ndaj Valencias, shkruan Indeksonline
Por, në konferencë nuk munguan pyetjet edhe për shortin e Ligës së Kampionëve, për trajneri argjentinas nuk dëshiron të flasë shumë për këtë.
“E di që ju dëshironi të dilni te përballja ndaj Real Madridit. Unë vetëm mund të ju them një gjë. Do jetë një ndeshje e madhe dhe jemi të përgatitur”, tha Simeone.
Ndeshja e parë mes Real Madridit dhe Atletico Madridit do të zhvillohet më 4 mars. Kurse ajo e kthtimit më 11 mars./Indeksonline/