Simeone nuk e përballoi humbjen ndaj Liverpulit, pas golit të Van Dijk tenton ta sulmoj tifozin (VIDEO)
Trajneri i Atletiko Madridit, Diego Simeone nuk është përmbajtur pas golit të Virgil Van Dijk, i cili i solli fitoren Liverpulit në minutat e fundit.
Derisa tifozët po e festonin golin, tekniku argjentinas tentoi ta sulmonte një tifoz të Liverpulit, shkruan IndeksOnline.
Ai u vërsul drejt tij, por u ndal nga pjestarët e sigurimit.
Simeone u ndeshku me karton të kuq pas këtij episodi, derisa pas ndeshjes tha se u provokua dhe u fye me fjalë.
“Në të njëjtën mënyrë që luftojmë vazhdimisht kundër racizmit, mund të luftojmë edhe kur marrim fyerje. Unë jam një njeri i mirë.”, deklaroi Simeone në konferencën për media, pas humbjes nga Liverpuli./IndeksOnline/
Del Atlético de Madrid no se ríe nadie.
— Iván (@IvaanBlanco26) September 17, 2025
Siempre en el barco de Diego Pablo Simeone.pic.twitter.com/uylrnnGJA2

