Simeone tregon çfarë i tha Hansi Flickut pas ndeshjes
Atletiko Madridi mbrëmë u kualifikua në finalen e Kupës së Spanjës, me gjithë humbjen 3-0 nga Barcelona në ”Camp Nou”, e cila nuk mjaftoi të përmbyste humbjen 4-0 nga ndeshja e parë gjysmëfinale.
Ajo çfarë morri vëmendjen e publikut ishte një bisedë mes trajnerit Diego Simeone dhe Hansi Flick, pas përfundimit të ndeshjes, shkruan IndeksOnline.
Tekniku argjentinas u pyet për këtë nga gazetarët, derisa përgjigjja e tij ishte epike.
“I thashë Hansi Flickut se Barcelona luan shkëlqyeshëm, është një ekip i shkëlqyer. Gjithashtu i thashë se shpresojmë të takohemi në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve”, ka deklaruar Simeone.
Trajneri i Atletikos, po ashtu tregoi se ishte i zëmëruar me skuadrën e tij në ndeshjen e parë, pasi nuk shënuan edhe një gol tjetër, edhe pse skuadra madrilene fitoi me rezultat 4-0.
”Kur e përfunduam ndeshjen e parë kundër Barcelonës, u zemërova sepse duhej të kishim shënuar edhe një gol. Njerëzit më pyetën: ‘Pse’? Ne fituam 4-0. Unë u thashë atyre: ‘Sepse e di se çfarë janë të aftë të bëjnë këta lojtarë të Barcelonës; ata luajnë shumë mirë”, ka shtuar Diego Simeone./IndeksOnline/

