75 Mall Live Search
10:50 / E Premte, 10 Tetor 2025 / S Z

Simiq dështon sërish të zgjidhet nënkryetar i kuvendit

Lista Serbe  ka propozuar sërish Slavko Simiq për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës. Por Simiq nuk i mori votat e mjaftueshme, për t’u zgjedhur nënkryetar i kuvendit.

Simiq tentoi tri herë radhazi, por nuk arriti të zgjidhej nënkryetar.

Për  votuan 9  deputetë, 53 kundër dhe 42 abstenime.

VV-ja votoi kundër, LDK-ja, PDK-ja, AAK-ja dhe Duda Balje abstenuan./Indeksonline/