09:29 / E Enjte, 14 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Simiq kërkon ndihmën e ndërkombëtareve për ta hequr taksën

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq ka thënë se ndërkombëtaret duhet të zbatojnë masa më radikale në drejtim të Kosovës, nëse dëshirojnë që të vazhdojë dialogu dhe të arrihet një zgjidhje kompromisi.

Ai shtoi se situata në skenën politike në Kosovë, është kaotike kur vjen puna për paraqitjet mediale.

Ai tha se Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli janë duke sinkronizuar kur është fjala për marrjen e vendimeve që janë në kurriz të popullit serb.

Duhet përkujtuar që serbët vazhdojnë të kërkojnë tërheqjen e taksës 100%, që Qeveria e Kosovës vendosi në drejtim të produkteve serbe, përderisa kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj tha se një gjë e tillë nuk do të ndodhë deri në njohjen të shtetit të Kosovës nga Serbia./Indeksonline/