75 Mall Live Search
11:32 / E Mërkurë, 10 Prill 2019 / indeksADMonline

Simiq: Sot do konsultohemi me Vuçiqin se a do të marrim pjesë në zgjedhjet e veriut

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç, ka dhënë detaje për takimin që zyrtarët e kësaj partie do të zhvillojnë sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas Simiq, në takim do të diskutohet  nëse do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme në katër komunat në veri ose jo, shkruajnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.

Simiç ka thënë se sot do të vendosin për hapat e ardhshëm, sa i përket zgjedhjeve në katër komunat në veri.

Ai thotë se këtë vendim do ta marrin të pandikuar nga emocionet  dhe me ‘koka të ftohura’.

Simiç ka thënë se Lista Serbe ka përfunduar konsultimet, dhe tashmë idetë e tyre do t’i prezantojnë tek presidenti i Serbisë, dhe së bashku do të gjejnë përgjigjën adekuate për situatën e re të krijuar. /Indeksonline/