Simiq: Taksa ndaj produkteve serbe haraç, nuk do ta paguajmë kurrë
Gjatë protestës së serbëve në veri kundër taksës prej 100 për qind prej produkteve serbe, foli edhe zëdhënësi i Listës Serbe, Igor Simic. Simic taksën ndaj produkteve e quajti haraç dhe tha se nuk do ta paguajnë kurrë.
“Po tentojnë të na largojnë nga këtu, për shkak se jemi serbë, për shkak se gjyshërit tanë kanë qenë këtu, e ata nuk po e pranojnë. Askujt në Prishtinë nuk i intereson se si jetojmë ne këtu”, tha Simiq.
Ndërkohë, për arrestimin e sekretares së Oliver Ivanoviqit, Simiq tha se “nuk u ka interesuar se ajo fëmijën e ka lënë në shtëpi dhe e kanë arrestuar”.