21:14 / E Enjte, 26 Nëntor 2020 / V R

Simmons i përgjigjet EULEX-it: Hetimi ndaj meje ishte hakmarrje, kërkova sundimin e ligjit në Kosovë

Ish-presidenti i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, i ka hedhur poshtë akuzat e EULEX-it, ndërsa thotë se hetimi i Bashkimit Evropian ndaj tij ishte veçse një hakmarrje.

Ai tha se e mirëpret faktin që Parlamenti i Kosovës tani po e shqyrton kërkesën e tij për të kryer një hetim mbi sundimin e ligjit në Kosovë dhe mezi pret që të gjitha këto çështje te jenë temë e një diskutimi të hapur publik.

“Bashkimi Evropian filloi një hetim disiplinor kundër meje, pasi kishte marrë ca kopje të email-eve të mia private, të cilat zbuluan se isha një sinjalizues. Mënyra se si këto emaile u morën ishte e paligjshme, ne kjo ndodhi nga një gjykatës i EULEX’it, që është misioni për sundimin e ligjit i Bashkimit Evropian.

Hetimi disiplinor ndaj meje ishte bërë si hakmarrje për faktin se isha sinjalizues. EULEX’i i referohet këtij hetimi si i pavarur, drejtuar nga një gjykatës, ku akuzohem për veprime jo të duhura. I gjihtë ky hetim ishte një mashtrim. Ekipi i cili bëri hetimin, u emërua nga persona që unë i kisha akuzuar për veprime të gabuara”, tha Simmons për Kanal 10.

Ai tha se ky hetim nuk ishte i pavarur dhe kurrë nuk kishte për qëllim të ishte i pavarur.

“Hetimi u drejtua nga persona të cilët përcollën emailet e mia private. Më tej, ekipi i këtij hetimi, raportoi tek njerëzit që unë kisha akuzuar. Padyshim që ky nuk ishte një hetim i pavarur dhe kurrë nuk kishte për qëllim, të ishte i pavarur. Mogherinit si dhe ambasadorëve të PSC akredituar në Bruksel, ku kërkoja një hetim të pavarur. Nga përfaqësuesja e Lartë nuk mora përgjigje. As nga ambasadorët e vendeve të BE’së në Bruksel. Gjykatës i cili drejtoi këtë hetim, kishte në dispozicion e-mailat e mi privatë, të hakuar. Ky hetim ishte me të vërtetë i mangët. Personat që unë akuzova për veprime të gabuara, të cilët merrnin email-et e mia private, iu referuan akuzave të mia si akuza të mangëta dhe i drejtuan në bord disiplinor”, tha Simmons.


“Bordi disiplinor u emërua nga vetë personat që unë kisha akuzuar për sjellje të rënda dhe përfshinte persona që ishin nën hierarkinë e personave që unë kisha kauzuar për sjellje të keqe dhe u raportonin atyre. Ky hetim ishte i njëanshëm dhe gjetjet e tyre, ishit të sajuara nga ata që kisha akuzuar. E theksoj, ky nuk është hetim i pavarur dhe i paanshëm dhe as që ishte menduar të ishte i tillë. Unë isha figurë që duhej ndëshkuar sepse kërkoja sundimin e ligjit në Kosovë. Ceshtjet të cilave po u referohem më sipër, janë të dokumentuara plotësisht, dhe do t’i vendos ato si prova para cdo hetimi të pavarur. Bashkimi Evropian refuzoi të kryejë një hetim të pavarur në lidhje me aksesin e paligjshëm, në email’et e mia private, përkundër kërkesës së vazhdueshme nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar”, shtoi ai.

” Tribunali i Punësimit në Mbretërinë e Bashkuar hodhi poshtë çështjen kundër të paditurve në Bashkimin Evropian, jo se gjykata nuk kishte ndonjë çështje për tu përgjigjur nga BE, por se zbuloi që nuk pati asnjë juridiksion për të dëgjuar akuzat. Unë e mirëpres faktin që parlamenti i Kosovës tani po shqyrton kërkesën time, për të kryer një hetim mbi sundimin e ligjit në Kosovë dhe mezi pres që të gjitha këto çështje të jenë temë e një diskutimi të hapur publik” përfundoi përgjigjen Simmons.