12:07 / E Mërkurë, 25 Nëntor 2020 / A. M.

Simmons letër deputetëve: Do të jap informacione për ndërhyrjet, kërcënimet… në EULEX!

Ish-gjyqtari i misionit ndërkombëtarë të EULEX-it, Malcolm Simmons, ua ka dërguar një letër deputetëve të Komisionit për legjislacion, me datë 16 korrik, ku ka kërkuar që të raportojë lidhur me disa informacione.

Mësohet se këto informacione kanë të bëjnë për ndërhyrjet në hetime, kërcënime të dëshmitarëve, manipulim të trupës gjykuese etj.

Criticism as Kosovo justice mission EULEX closes judicial operations –  EURACTIV.com

Simmonsi pretendon se gjitha këto kanë ndodhur gjatë kohës sa kishte qenë pjesë e EULEX-it.

Ndryshe, mbledhja e sotme e Komisionit për legjislacion, është përcjell me përplasje midis kreut të këtij komisioni Shkëmb Manaj dhe deputetëve, që e kanë akuzuar atë se e ka mbajtur të fshehur një letër të ish-presidentit të gjyqtarëve të EULEX-it, drejtuar këtij komisioni.

Fake Clues: 'Whistleblowing' EU Judge Abandons Corruption Claims –  Southeast Europe Coalition on Whistleblower Protection

Vlen të theksohet se ish-kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, kishte shprehur gadishmërinë që të vinte në Kosovë për të dëshmuar parregullsit e mëdha të misionit, në veçanti në rastin “Drenica 2” edhe vite më parë.

Britaniku, që shërbeu si gjyqtari më i lartë i misionit që nga viti 2014, kishte deklaruar se ai kishte denoncuar disa raste të korrupsionit në zemër të misionit të EULEX-it dhe thoshte se EULEX-i ishte subjekt i ndërhyrjes politike. /Indeksonline/