08:27 / E Enjte, 21 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Simon Cowell pozon përkrah gruas Lauren, në eventin ‘Juliet Musical’

Simon Cowell është një personazh majft i njohur në të gjithë botën për shkak të pjesëmarrjes së tij si juri, nëpër organizime të njohura si : America Got Talent, American Idol, X Factor e të tjera.

Anglezi Simon Cowell është i martuar tash e disa vite me bukuroshen Lauren Silverman, transmeton Indeksonline.

Së fundmi dyshja u pa bashkë në eventin e njohur ‘Juliet Musical’.

Ajo që ra në sy ishte pesha e Simonit, që kishte humbur afër 20 kilogram, pas një diete të rreptë.

Kujtojmë që 60 vjeçari ishte përfolur për shtim në peshë që e bënte atë të ndihej në siklet, por që tashmë duket se e ka arritur peshën e dëshiruar. /Indeksonline/