20:21 / E Enjte, 12 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Simone Inzaghi dëshmon që nuk i ka ‘larë duartë’ nga Valon Berisha

Valon Berisha ishte akuzuar nga tifozët e Lazios për një gabim të rëndë në ndeshjen kundër Celticut, humbje e cila i kushtoi ekipit italian me eliminim.

Shumëkush mendoi që me atë ndeshje, karriera e mesfushorit kosovar te Lazio kishte marrë fund, transmeton Indeksonline.

Megjithatë, trajneri Simone Inzaghi po e dëshmon të kundërtën, sidomos në ndeshjet ndërkombëtare.

Berisha u inkuadrua në lojë në minutën e 59-të kundër ekipit Rennes në kuadër të Ligës së Evropës.

Lazio është duke humbur ndeshjen 1-0 me golin e Gnagnon në minutën e 31-të.

/Indeksonline/