75 Mall Live Search
10:16 / E Shtunë, 02 Gusht 2025 / L A

Simons nuk stërvitet me Leipzigun, më afër se kurrë largimit

Xavi Simons me shumë gjasë do të largohet nga RB Leipzig.

Sfida e re në karrierë dhe dëshira për të luajtur në Ligën e Kampionëve, bënë holandezin që të mendojë të ardhmen e tij në ekipin gjermano-lindor.

Simons, është aktualisht në kontakt me Chelsean e cila dëshiron të përforcohet me talentin holandez.

Ai nuk u stërvit me skuadrën ditën e djeshme si dhe nuk pritet që të luajë në ndeshjen parasezonale ndaj Atalantës, ku madje kishte fshirë edhe klubin nga profili i tij personal në “Instagram”.

Simons, sezonin që lamë pas bëri 33 paraqitje me Leipzigun, ku shënoi 11 gola dhe 8 asistime./IndeksOnline/