13:31 / E Enjte, 11 Korrik 2019 / indeksADMonline

‘Simon’s Steakhouse’ që udhëhiqet nga një shqiptarë, zgjedhet më i miri për vitin 2019 në Zurich

Numër i madh i shqiptarë funksionojnë prej vitesh në vende të ndryshme të botës.

Sukseset e tyre kanë bërë që shqiptarët të jenë popull shumë i dashur kudo. Përfaqësimi i tyre në mënyrën e duhur, e bën popullin shqiptarë edhe më të suksesshëm.

Një sukses i fundit nga një shqiptarë që jeton në Zvicër është edhe zgjedhja e restorantit më të mirë për vitin 2019.

‘Simon’s Steakhouse’ është emri i restorantit që drejtohet nga shqiptarë, por që mbledh popuj të ndryshëm në një vend, aty ku bashkohen ushqimi dhe pijet, kënaqësia dhe rehatia në një vend kaq të mrekullueshëm.

Në ‘Simon’s Steakhouse’ mund të arrini të shijoni ushqimin e përkryer, por që padyshim pika kyçe është mishi. Madje aty mund të shijoni 17 lloje të ndryshme të mishit, të përgatitura në mënyrë të shkëlqyeshme.

‘Simon’s Steakhouse’ është zgjedhur numër një, duke lënë prapa shumë lokale të tjera.

Restoranti i udhëhequr nga një shqiptarë ka edhe një pamje fantastike, që tërheq njerëzit edhe më shumë të mblidhen në një vend, të drekojnë apo darkojnë, e që të kthehen vazhdimisht aty për të shijuar më të mirën e ushqimit.

Suksesi i radhës nga ky shqiptarë na bën të ndihemi krenar, që anembanë botës kemi njerëz të tillë që punojnë me shumë mund që të arrijnë suksese të njëpasnjëshme.

Duhet shtuar se restoranti shumë shpesh vizitohet edhe nga yje të shumta kosovare apo të huaj, që zgjedhin që t’i besojnë menu-së së këtij vendi./Indeksonline/