75 Mall Live Search
17:49 / E Diele, 12 Mars 2023 / C E

Simulimi i Rashfordit meriton çmimin “Oscar”

Manchester United nxori vetëm një barazim në “Old Traford” përballë Southamptonit.

Ndëshkimi me të kuq i Casemiros ishte momenti kyç i ndeshjes, por pati edhe një moment shumë interesant, shkruan Indeksonline.

Një simulim i Marcus Rashford ka bërë që të shpërndahet me të madhe në rrjetet sociale.

Megjithatë ky moment kaloi shpejtë dhe nuk u vu re nga gjyqtari që edhe mund ta kishte ndëshkuar. /IndeksOnline/