Sinan Vllasaliu kujton Vokrrin: “Sa shumë i mungon vendit një njeri si ti”

Sot janë bërë 2 vite prej kur ka ndërruar jetë legjenda e futbollit kosovar Fadil Vokrri.
Shumica e njerëzve e kanë përkujtuar atë në 2 vjetorin e vdekjes së tij, madje kemi parë edhe personazhe të njohura të cilët me publikun kanë ndarë dhimbjen për legjendën Vokrri, shkruan Indeksonline.
Një nga ta është edhe këngëtari Sinan Vllasaliu, i cili me anë të një postimi në llogarinë e tij në Intagram, ka kujtuar Fadil Vokrrin.
“2 vite pa legjendën e sportit. Sa shumë i mungon këtij vendi një njeri si ti. U prehtë në paqe shpirti yt!”, ka shkruar Sinan Vllasaliu duke e shoqëruar me një fotografi të tyre vite më parë. /IndeksOnline/
