14:03 / E Shtunë, 30 Maj 2020 / indeksADMonline

Sinan Vllasaliu pas aktit racist në Amerikë: Edhe njerëzit e bardhë janë lodhur nga racizmi

Bota ditë më parë është tronditur nga vrasja e afro-amerikanit, George Floyd nga një policë, pasi ishte arrestuar në një dyqan.

Videot që tregojnë ngjarjen e filmuar janë bërë virale në rrjetet sociale dhe personazhet të njohura kanë reaguar duke e quajtur akt raciste, madje në Minneapolis kanë filluar protesta të dhunshme.

E kjo ngjarje ka prekur edhe këngëtarin e njohur kosovar, Sinan Vllasaliu i cili ka reaguar në një postim në Instagram.

Sinan ka ndarë një baner ku shkruan “Edhe njerëzit e bardhë janë lodhur  nga marrëzirat raciste të njerëzve të bardhë”.

Ndërkohë, rikujtojmë që Sinani po shijon suksesin e këngës së re “Imazhi”./Indeksonline/