14:34 / E Enjte, 26 Mars 2020 / indeksADMonline

Sinan Vllasaliu për gjendjen politike: Injorantët janë të destinuar t’u shërbejnë hipokritëve

Këngëtari i njohur, Sinan Vllasaliu, është shumë i pëlqyer nga shqiptarët për zhanrin të cilin ai e këndon.

Ai është mjaft aktiv dhe i ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tij e përditshme.

E së fundi përveç gjendjes me pandeminë COVID-19, në Kosovë është acaruar edhe situata politike ku mocioni i LDK-së i dërguar në Kuvend ka rrëzuar qeverinë Kurti.

E kjo e ka bërë të reagoj edhe yllin e muzikës popullore Sinan Vllasaliun. Ai përmes një postimi në rrjetet sociale ka thënë i mllefosur:

“Injorantët janë të destinuar t’u shërbejnë hipokritëve”- ka shkruar Sinani.