Sinan Vllasaliu publikon këngën e re “Ah sa e doja”
Këngëtari i njohur shqiptar, Sinan Vllasaliu, ka rikthyer vëmendjen e publikut me projektin e tij më të ri muzikor. Ai sapo ka publikuar këngën e re me titull “Ah sa e doja”, shkruan IndekOnline.
Kënga vjen e shoqëruar edhe me një videoklip, i cili i shton më shumë emocion dhe vizualitet projektit muzikor.
Vllasaliu vazhdon të mbetet aktiv në skenën muzikore, duke sjellë për fansat e tij një tjetër këngë që pritet të pëlqehet nga publiku.

