75 Mall Live Search
15:08 / E Shtunë, 30 Korrik 2022 / C E

Sinani në finale të FNC, mundësi që të nënshkruaj kontratë profesionale

Demahmet Sinani nga klubi “Kroni Fight Team” nga Podujeva ka fituar gjysmëfinalen e Armagedon 3 (garë e FNC – Fight Nitions Championship) në Zabok të Kroacisë.

Sinani në kategorinë 67 kg e mposhti Robert Vrban të klubit Sevete të Zagrebit (klubi i boksit dhe mundjes) në raundin e parë me nokaut teknik, shkruan Indeksonline.

Vlen të theksohet se FNC është një ndër organizatat më të njohura për promovimin dhe zbulim të talenteve të MMA-s.

Tani pas kësaj fitoreje Sinani do të ndeshet në finale me Filip Lokas të ATT Zagreb në tetor, në Kroaci.

Në rast fitoreje Sinani do të nënshkruaj kontratë me FNC, që mund të bëhet rasti i parë që një kosovar nënshkruan një kontratë të tillë. /IndeksOnline/