Sinani për situatën në veri: Vuçiqi e do Kosovën si Serbi dhe Serbinë pa shqiptarë

Këshilltarja e Kryeministrit Albin Kurti dhe Kryetarja e Degës së PVD-së në Preshevë, Ardita Sinani ka reaguar rreth ngjarjeve më të reja destabilizuese në Veri të Kosovës.
“Aleksandër Vuçiqi në njërën anë nxit serbët e veriut që t’i lëshojnë institucionet e Republikës së Kosovës, e në anën tjetër refuzon integrimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në institucionet e Republikës së Serbisë”, ka deklaruar Sinani
Ardita Sinani gjithashtu ka deklaruar se Vuçiqi e do Kosovën si Serbi dhe Serbinë pa shqiptarë.