Sindi e revoltuar, shpërthen në emision dhe dëshiron ta godas Mevlanin

Në “Për’puthen” sonte ndodhi një gjë e pazakontë.
Pas një diskutimi mes konkurrentëve, ishte Sindi ajo e cila u revoltua kundër tyre ku nga komentet e shumta që iu bën u largua nga studio, shkruan Indeksonline.
E tërë kjo ndodhi pasi Mevlani u fut në mes të diskutimit mes Sindit dhe Julit, duke i thënë që ky i fundit vetëm e komplimentojë ata.
Menjëherë pas reagimit të tij Sindi çohet dhe kërkon të godasë Mevlanin, por aty ndërhyjnë të gjithë konkurrentët duke bërë që më pas ajo ta lërë studion./Indeksonline/