75 Mall Live Search
16:33 / E Martë, 08 Shkurt 2022 / k.v

Sindikalistët e policisë takohen me drejtorin e PK-së, shkak ligji për paga, ai për sigurim shëndetësor dhe shujta

Kryetari i Sindikatës së PK-së, Imer Zeqiri, nënkryetari Avdi Hoti dhe këshilli drejtues i Sindikatës së Policisë së Kosovës u takuan me Drejtorin e Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, i cili ishte i shoqëruar me menaxhmentin e lartë të PK-së.

Gjatë këtij takimi, kryetari i Sindikatës së PK-së, Zeqiri, shpalosi shumë çështje që ndërlidhen me mirëqenien e punonjësve të PK-së, ku në veçanti u diskutua edhe për ‘Ligjin për paga’, ‘Ligji për sigurimin shëndetësor’, si dhe për shujtën dhe për mundësin e realizimit të disa benifiteve tjera për Policinë e Kosovës.

Ndërsa drejtori i PK-së, Mehmeti, shprehi gatishmëri për partneritet dhe bashkëpunim dhe premtoi se do të përkrah të gjitha kërkesat legjitime të Sindikatës së PK-së, për të krijuar mirëqenie sa me të mirë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Po ashtu u sugjeroi që komisioni i PK-së dhe Sindikata e PK-së të bashkëveprojnë në kërkesat për ‘Ligjin e pagave” me qëllim që të kemi një ligj të dinjitetshëm për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Pas përfundimit të takimit, Kryesia ekzekutive e Sindikatës së Policisë së Kosovës mbajti takimin e radhës me Këshillin Drejtues.

Në ketë takim, Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, informoj këshillin drejtues në lidhje me procedurat e regjistrimit të Sindikatës në Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), si dhe harmonizimit të Statutit të Sindikatës me ligjin e ri mbi organizimin sindikal.

Gjithashtu në ketë takim janë diskutuar edhe çështje organizative me qëllim të realizimit të objektive të Sindikatës së Policisë së Kosovës.